Superiorja në gjysmën e rrugës, luhet java e fundit e fazës së dytë

6 Shkurt 2021 | 09:15

Tirana do të kërkojë suksesin e dytë radha nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi. Pas fitores me Apoloninë, kampionët në fuqi duan maksimumin dhe ndaj Skënderbeut, që nuk po kalon një moment aspak të mirë.

“Në superioren tonë nuk ka skuadra të lehta. Ndoshta ajo që duket e lehtë në letër, bëhet e vështirë në fushë. Kjo kërkon përqendrim edhe  impenjim maksimal”, u shpreh Shehi.

Po të shtunën, Partizani që do të matë forcat me Bylisin, ndërsa Teuta do të kërkojë maksimumin ndaj Apolonisë.

Për ish-futbollistin Ylli Shameti, Partizani e ka menaxhuar mirë situatën deri më tani, ndërsa e deklaron se Tirana mund të kishte bërë më mirë.

“Partizani nuk e mendoja se të ecte në këtë lloj ritmi besoj se stafi me krye-trajnerin, Daja i ka bërë shumë mirë. Kurse Tirana është tjetër gjë, vinte nga petku i kampionit dhe kishte në dorë të bënte shumë gjëra të mira”, tha Shameti.

Java  18-të e Superiores do të mbyllet të dielën me takimin Kukësi-Kastrioti, që do të luhet në Shkodër.

Lexoni gjithashtu:

Kombëtarja shqiptare më e fortë se ajo kosovare, trajneri Shameti skeptik ndaj cilësisë së futbollit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026