Turqia dhe Greqia nisin bisedimet, pas shumë vitesh tensione

16 Tetor 2023 | 16:32

Greqia dhe Turqia i kanë nisur bisedimet për rivendosjen e marrëdhënieve gjatë një takimi mes ministrave të Jashtëm të të dy vendeve përkatëse të hënën, në përpjekje për t’u dhënë fund tensioneve shumëvjeçare.

Bisedimet e së hënës mes Konstantinos Fragogiannis të Greqisë dhe Burak Akcaparit të Turqisë, në të cilat morën pjesë edhe ekspertë nga të dy vendet, temë kryesore kishin gjetjen e fushave ku këto dy vende të NATO-s mund të bashkëpunojnë në çështje ekonomike.

Turizmi, energjia, mjedisi dhe mbrojtja civile pritej të ishin në agjendë, sipas burimeve brenda Qeverisë greke.

Të martën, bisedimet pritet të prekin tema më kontroverse, përfshirë sovranitetin në Detin Egje dhe Detin Mesdhe, si dhe emigrimin.

Nuk kishte pritje për rezultate specifike nga bisedimet, raportoi radioja greke, duke cituar burime brenda Qeverisë në Athinë.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u pajtuan për të provuar rivendosjen e marrëdhënieve gjatë një takimi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 20 shtator.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Chatbot-et e inteligjencës artificiale japin këshilla të pasakta dhe të pabesueshme për votuesit

Një studim sugjeron se chatbot-et e inteligjencës artificiale u ofrojnë votuesve udhëzime të pasakta, jokonsistente dhe të pabesueshme, duke i pyetur se cilën parti duhet...
07:40 | 21/07/2026

Franca bën thirrje: Të ndalohet importimi i produkteve nga vendbanimet ilegale në BE

Franca po i bën thirrje BE-së që të ndalojë importimin e produkteve nga vendbanimet e paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha të hënën...
19:32 | 20/07/2026

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Ligjvënësit francezë janë në një garë për të gjetur një kompromis që do të lejojë që projektligji për ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga...
14:06 | 20/07/2026