“Po përpiqemi të mbijetojmë” – 90 njerëz në një shtëpi në Gaza
Familja e Ibrahimit është përpjekur të marrë sa më shumë të afërm dhe miq. Në shtëpinë e prindërve të tij janë 90 persona, sepse ai thotë se familja e tij nuk do të largonte kurrë askënd.
Grupi përpiqet të flejë me turne, me dy në një dyshek. Askush nuk mund të pushojë vërtet.
“Që nga koha kur zgjohemi deri në kohën kur flemë, ne thjesht po përpiqemi të mbijetojmë”, tregon ai për BBC.
Furnizimet ushqimore janë të pakta dhe anëtarët e grupit përpiqen të dalin çdo ditë për të parë nëse po shpërndahen ushqime të konservuara. Ata kanë ujë dhe grurë për të pjekur bukë, por ende nuk mjafton për më shumë se një vakt në ditë. Është e vështirë për fëmijët – 10 prej të cilëve janë nën pesë vjeç.
“Ata gjithmonë kërkojnë ushqim dhe ujë, dhe ne po përpiqemi t’i marrim sa më shumë që mundemi. Është shumë e kufizuar… është shumë e vështirë. Dua të them, ne të moshuarit, mund të durojmë pak, mund të qëndrojmë të uritur, por kur fëmijët kërkojnë ushqim, nuk mund t’u themi jo”, thotë ai
Një grua shtatzënë dhe një burrë i moshuar me diabet janë në grupin e tyre dhe Ibrahimi thotë se burri ka mjaft ilaçe vetëm për disa ditë të tjera.
“Nëse dikujt i ndodh ndonjë e keqe, nuk ka asnjë mënyrë që të shkojmë në spital tani… kjo është diçka për të cilën jam gjithmonë i shqetësuar”, shprehet ai.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta