Netanjahu në takim me Biden: Bota të bashkohet kundër Hamasit, ta mposhtë si ISIS-in

18 Tetor 2023 | 12:23

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanjahu gjatë një bashkëbisedimi me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e krhasaoi Hamasin me ISIS-in.

Netanyahu tha “bota e civilizuar duhet të bashkohet për të mposhtur Hamasin” në të njëjtën mënyrë që bëri kur u përball me ISIS.

“Ne do ta mposhtim Hamasin dhe do ta heqim këtë kërcënim të tmerrshëm nga jeta jonë”, th kryeministri izraelit, duke shtuar se kjo nuk është vetëm për hir të vendit të tij, por për hir të të gjithëve.

Ai e quan Biden një “mik të vërtetë” dhe përgëzon vendimin e tij “thellësisht prekës” për të vizituar Izraelin gjatë luftës.

“E di që flas për popullin e Izraelit kur them faleminderit”, shtoi ai përpara se Biden të niste fjalën e tij.

Kujtojmë se mbrëmjen e të martës,  Ministria e Shëndetësisë së Gazës, njoftoi se një sulm me raketa kishte ndodhur në një spital, ku si pasojë mbetën të vrarë 500 persona. Për këtë sulm ata akuzuan Izraelin.

Këto pretendime për bombardime janë mohuar nga Izraeli.

Shumë spitale në Qytetin Gaza janë shndërruar në kampe refugjatësh për qindra njerëz, të cilët shpresojnë se Izraeli do t’i kursejë nga bombardimet, pasi i kishte urdhëruar të gjithë banorët e këtij qyteti dhe zonave përreth të largoheshin në drejtim të pjesës jugore të Rripit të Gazës.

Zyrtarët amerikanë janë duke punuar për ta bindur Izraelit të lejojnë furnizimin brenda Gazës për civilët, grupet humanitare dhe spitalet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026