Botërori i Klubeve, Tigres, finalistja surprizë, goli i francezit Gignac eleminon brazilianët e Palmeirasit

8 Shkurt 2021 | 06:45

Tigres është finalistja e parë e Kupës së Botës në futboll për klubet, e cila është duke u zhvilluar në Doha të Katarit. 

Ka mjaftuar një gol i Zhinjak nga pika e bardhë e penalltisë, që meksikanët, në mënyrë surprizë, të eliminojnë brazilianët e Palmeirasit.

Ekipi meksikan i Tigres është finalisti i parë i Botërorit të klubeve, pas fitores 1-0 të arritur në gjysmë-finale ndaj brazilianëve të Palmeiras.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga sulmuesi francez Andre-Pierre Zhinjak, i cili arriti të shndërronte në gol 11-metërshin e fituar në minutën e 54-t të takimit.

Kjo është hera e parë që një ekip nga Meksika arrin në finalen e Botërorit të Klubeve. Në finale Tigres do të presë fituesin e gjysmëfinales që do të luhet të hënën, midis Bayernit të Mynihut dhe ekipit të Al Ahli.

Finalja e këtij kompeticioni do të zhvillohet ditën e enjte me 11 shkurt ne Doha të Katarit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Paraqitje pozitive ndaj Izraelit, Sherri: Nder dhe krenari të vesh atë fanellë, nuk do e harroj kurrë!

Shqipëria pësoi disfatë 0-1 ndaj Izraelit, në miqësoren e luajtur në “Air Albania”. Një paraqitje pozitive në mes të shtyllave zhvilloi portieri kuqezi, Alen Sherri,...
21:00 | 04/06/2026

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian Chivu për zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2028, duke konfirmuar besimin e plotë...
21:00 | 04/06/2026

Andoni Iraola emërohet trajneri i ri i Liverpoolit

Andoni Iraola është emëruar trajneri i ri i Liverpoolit, duke zëvendësuar Arne Slotin, pasi udhëhoqi AFC Bournemouth drejt përfundimit më të mirë të historisë së...
20:54 | 04/06/2026