Biden: Mbështetja për Izraelin dhe Ukrainën jetike për sigurinë e SHBA
Presidenti Joe Biden deklaroi se është jetike për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara që Izraeli dhe Ukraina të kenë sukses në luftërat e tyre.
Në një fjalim televiziv drejtuar vendit mbrëmjen e së enjtes, Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen më thellë lidhur me dy konfliktet e huaja, ndërsa ai do t’i kërkojë Kongresit miliarda dollarë në ndihma ushtarake për të dy vendet.
Nëse agresioni ndërkombëtar lejohet të vazhdojë, tha zoti Biden, “konflikti dhe kaosi mund të përhapen në pjesë të tjera të botës”. Sipas tij Hamasi dhe Putini përfaqësojnë kërcënime të ndryshme, por ata kanë një të përbashkët. “Ata duan të asgjësojnë plotësisht një demokraci fqinje”,-tha Biden.
Presidenti Biden tha se do t’i dërgonte Kongresit një kërkesë urgjente për financim, e cila pritet të jetë 105 miliardë dollarë për vitin e ardhshëm. Propozimi, i cili pritet të prezantohet të premten, përfshin 60 miliardë dollarë për Ukrainën, pjesa më e madhe e të cilave është për të rëmbushur rezervat e armëve amerikane.
14 miliardë dollarë do të jenë ndihma për Izraelin, 10 miliardë për përpjekjet humanitare, 14 miliardë për menaxhimin e kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës dhe luftën kundër trafikut të fentanilit. 7 miliardë dollarë do të jenë për rajonin e Indo-Paqësorit, me synim Tajvanin, sipas tre individëve me njohuri për propozimin i cili do të publikohet të premten.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta