Pastërtia e kandidatëve, ambasadorja Kim publikon vendimin e DASH për Tom Doshin
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim në një thirrje të fundit drejtuar partive politike në Shqipëri për të mos kandiduar emra që bien ndesh me dekriminalizimin, ka përmendur emrin e një deputeti aktual.
Bëhet fjalë për deputetin e Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, i cili më parë ka qenë deputet i Partisë Socialiste për tri mandate.
Ambasadorja Kim e ka shoqëruar apelin e saj me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që në prill 2018 e shpalli Doshin, person të padëshiruar në SHBA duke i ndaluar hyrjen në territorin e saj.
“Në një kohë kur autoritet shqiptare po përgatiten për zgjedhjet, është me rëndësi të ri sjellë në vëmendje këtë shënim që është bërë nga Sekretari Amerikan i Shtetit pas kontrollit me kujdes të informacionit. Sigurisht që votuesit shqiptarë, meritojnë më mirë se sa kaq”, shprehet ambasadorja Kim.
As Albania’s election authorities prepare elections, it is worth recalling this designation, which was made by the US Secretary of State after careful review of information. Surely, Albania’s voters deserve better than this. https://t.co/VguZvYLwuI
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 8, 2021
Me një thirrje të bërë në fund të muajit janar, ambasadorja Kim u kërkonte partive politike në Shqipëri që të mos vendosin në listën e kandidatëve për deputetë persona që kanë probleme me ligjin.
Ambasadorja theksonte se, “udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin.”
Vendimi i dy viteve më parë nga DASH e shpallet deputetin Tom Doshi person të padëshiruar duke i ndaluar dhe hyrjen në SHBA për shkak të përfshirjes në çështje të mëdha korruptive.
Tom Doshi është zgjedhur për tri mandate si deputet i Partisë Socialiste (2005-2017) ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2017, ai u zgjodh deputet në Qarkun e Shkodrës me siglën e PSD-së së Skënder Gjinushit.
Lexoni gjithashtu:
Kim i kundërpërgjigjet Ramës: Dekriminalizimi duhet bërë se e kërkojnë ligjet shqiptare
“Nuk më mësojnë ambasadorët”, Rama kundër kritikave nga Gahler
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta