Kërkesa e SHBA për njohjen e Kosovës, Baton Haxhiu: Joe Biden e fiton betejën

8 Shkurt 2021 | 19:46

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden i kërkoi presidentit serb Aleksandar Vuçiç të njohë pavarësinë e Kosovës. Në një letër dërguar me rastin e Ditës Kombëtare të Serbisë, Biden bëri thirrje për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, bazuar tek njohja reciproke e dy vendeve.

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu në emisionin “Shock” komentuan këtë hap të presidentit të 46-të të Amerikës, i cili kërkon me ngulm njohjen reciproke. Sipas z. Haxhiu brenda letrës së Joe Biden drejtuar shtetit të Serbisë tregon se rruga për të shkuar deri tek njohja është e largët.

Ai beson që SHBA nën drejtimin e Joe Biden do ta fitojë betejën karshi Serbisë, të cilën do ta “detyrojë” të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Brenda kësaj letre dhe nga përgjigja e Vuçiçit shihet një gjë: deri tek njohja ka një mal dhe një det në mes. Ky kërkon njohje dhe brenda njohjes kërkon gjithëpërfshirjen e problemeve, të cilat janë në tavolinë. Gjithëpërfshirjen e problemeve e kanë vendosur Biden me Hillary Clinton në vitin 2014. Vuçiç e ka ngritur projeksioni politik se njohja nuk ka, por gjithçka përveç njohjes. Unë besoj se ai (Joe Biden) e fiton betejën ose nëse nuk e fiton betejën na lë në rënie të lirë që nuk e dimë se ku e kemi fundin”, tha ai.

Nga ana tjetër, analisti Andi Bushati thotë se përgjigjja e Vuçiç ndaj letrës tregon se Serbia ndodhet në një pozicion më pak të favorshëm seç ishte me administratën e Donald Trump.

“Unë mendoj se letra e Joe Biden ironikisht në Ditën e Festës Kombëtare të Serbisë dhe sidomos përgjigja që ktheu Vuçiç janë shumë sinjikative për të zbërthyer debatin që është bërë këtu tek ne. Sot shohim letrën e Biden, që i kërkon Serbisë një gjë dhe interpretimin që i bën Vuçiç, i cili thotë kemi një ndryshimi të politikës amerikane. Pra për Vuçiçin, sot Serbia ndodhet në një pozicion më të keq seç ishte nën presidencën Trump”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara