A do ta arrijë dot konsensusin e gjerë Kurti? Gjinovci: Mund të përsëritet skenari i Edi Ramës në Kosovë

8 Shkurt 2021 | 20:00

Kur ka mbetur më pak se një javë nga zgjedhjet e pesta të parakohshme në Kosovë, matjet e opinionit publik thonë se Vetëvendosje do të dalë e parë. Por sa numra do t’i duhen Albin Kurtit për të qeverisur përmes një konsensusi të gjerë? 

Gazetari Franko Egro, drejtues i emisionit “Balkan Talks” në Euronews Albania, Agon Maliqi – analist, Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, Ismail Tasholli – analist, Rron Gjinovci – analist, Jeta Xharra – gazetare diskutuan në studion e Ilva Now për atë se çfarë do të ndodhë nëse Vetëvendosja i fiton zgjedhjet në Kosovë

Sipas ish-ambasadorit Nesho, Vetëvendosja dhe Albin Kurti kanë një avantazh në krahasim me subjektet e tjera; platformën që mbështetet jo vetëm në profilin e majtë populist, por në atë që është lufta ndaj korrupsionit, çështja më e nxehë në Ballkan.

Analisti Agon Maliqi tha se sondazhet flasin për një fitore masive nga 40-60 për qind të Lëvizjes Vetëvendosje, por në një kuvend prej 120 deputetësh, ku 20 janë të pakicave, edhe një shumicë prej 60 mandatesh, VV do detyrohet të kenë një bashkëpunim me të vjetrit.

Për analistin Rron Gjinovci, nga ajo çfarë po shihet në fushatën elektorale në Kosovë, është shumë e mundshme që Vetëvendosja të fitojë më shumë se 50 për qind të votave. Kjo sipas tij, mund të jetë edhe e frikshme për një shtet si Kosova, ku siç tha mund të përsëritet skenari i Edi Ramës në Kosovë.

“Njerëzit nuk po kërkojnë program nga partitë, po kërkojnë të ndalet korrupsioni që Kosova të jetë e lirë jo vetëm nga serbi, por edhe nga nepotizmi, korrupsioni e gjithçka. Është votë ndëshkuese dhe e shpresës”, tha ai.

Gazetari Franko Egro e sheh parashikimi për pjesëmarrje shumë të lartë në këto zgjedhje në Kosovë në favor të vetëvendosjes, por sipas tij pavarësisht se VV mund të fitojë thellë në këto zgjedhje, për të arritur tek zgjedhja e presidentit, do t’i duhet të bashkëpunojë me një nga forcat politike shqiptare.

Analisti Ismail Tasholli e sheh Albin Kurtin vetëm si instrument që kanë zgjedhur njerëzit që grumbullin e mllefit ta shprehin përmes tij, ndërsa është plotësisht kundër atyre që e quajtën Albin Kurtin idealist. Sipas tij, Albin Kurti është politikani më pragmatist në Kosovë, që ka arritur konsensus me cilindo sa herë që i ka leverdisur.

“Vetëm idealist nuk është Kurti. Ai ka mjete me të cilat pretendon pushtetin. Nëse përcjell koalicionet e tij me emra të caktuar që kanë edhe të kaluar korruptive, nuk njoh njëri më pragmatist në politikën kosovare. Ai ka konvertime të parimeve të tij, fshin edhe historinë  e qëndrimeve të veta, siç fshiu qëndrimin për Izraelin të cilin e quajti shtet kriminal”, tha z. Tasholli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021