Pse Kosova e ka “anashkaluar” bashkimin kombëtar?
Bashkimi kombëtar nuk është një nga temat kryesore të fushatës zgjedhore në Kosovë, politikani më aktiv është Ramush Haradinaj.
“Është temë ekskluzive opozitare, sa më afër pushtet më larg idesë së bashkimit janë. Shqipëria është nxjerr jashtë diskursit politik që secilit. Vetëm ata që janë në opozitë e kanë temë. Ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është në rënie”, u shpreh Ismail Tasholli.
Franko Egro nga ana tjetër deklaroi se, në rast të një ngërçi deri në 2024 ideja e bashkimit me Shqipërinë ose të një referendumi për union me Shqipërinë mund të hyjë në lojë.
Kurse Agon Maliqi e shikon këtë tezë më shumë një kërcënim për Evropën dhe garë për të marrë sa më shumë vota.
“Ka vota nga nacionalistët e lëkundur dhe po mundohen të maksimalizojnë votat brenda këtij bazeni”, tha ai.
Rron Gjinovci thotë se nacionalizmi është karta e fundit e politikanëve të korruptuar dhe e sheh si përdorim elektoral.
“Një prej arsyeve pse më pëlqen më shumë Albin Kurti është pse është larguar prej kësaj ideje”, tha ai.
Kurse për Agim Neshon, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB është një lëvizje e mençur politike dhe një formë presioni ndaj Evropës.
Por më e ashpër ishte Jeta Xharra sipas të cilës është absurde të flitet për bashkim kombëtar kur nuk zbatohen ende marrëveshjet mes dy qeverive.
“Ende nuk kanë abetare të përbashkët dhe flitet për bashkim kombëtar”, tha ajo.
Ndërkohë gazetarja, Ilva Tare u shpreh se nga sondazhet vihet se re ka një përqindje më të lartë të qytetarëve në Kosovë që hezitojnë përballë idesë së bashkimit kombëtar.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta