”Nuk i trembemi Putin”, Rusi, të rinjtë premtojnë vazhdimin e protestave kundër Kremlinit

9 Shkurt 2021 | 06:59

Protestuesit kundër Kremlinit të liruar nga burgimi deklarojnë se janë gati të manifestojnë sërish dhe se kanë humbur besimin tek autoritetet.

Policia arrestoi mbi 11 mijë persona gjatë tre protestave të javëve të kaluara, që bënin thirrje për lirimin e kritikut të presidentit Putin, Alexei Navalny.

Aleatët e këtij të fundit i kanë ndalur demonstratat për momentin derisa të rikthehet moti i ngrohtë dhe thonë se janë të fokusuar në arritjen e një ndryshimi në zgjedhjet parlamentare të vjeshtës.

 “Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë, nuk trembemi. Shumë njerëz të mirë po mbahen në burg dhe besimi i tyre sa vjen e forcohet. Autoritetet gabuan që na mbajtën në burg së bashku sepse ne u bëmë më të fortë. Me shkëmbimin e eksperiencave ne kuptojmë se si t’i rezistojmë dhunës,” – u shpreh Artem Medvedev, një specialist marketingu

Protestuesit deklaruan se kushtet ku ishin mbajtur kishin qenë të rënda. Ata ishin detyruar të kalonin disa net në autobusët e policisë përpara se të burgoseshin, në qeli të mbipopulluara.

Nga ana tjetër, Kremlini është shprehur i vetëdijshëm për kushtet e vështira në burgje, por deklaroi se shkak ishte bërë numri i lartë i arrestimeve dhe fajësoi demonstruesit që nuk dëgjuan thirrjet për të mos marrë pjesë në to.

Autoritetet kanë deklaruar gjithashtu se edhe protestat e ardhshme do të jenë ilegale dhe do të trajtohen nga policia në të njëjtën mënyrë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026