Kupa e botës për klube, Lewandowski dërgon Bajernin në finale

9 Shkurt 2021 | 07:09

Bajerni i Mynihut siguroi finalen e Botërorit të Klubeve ku do të përballet të enjten me ekipin meksikan Tigres. Kampionët e Evropës mundën 2-0 ata të Afrikës egjiptianët e Al Ahlit në takimin e luajtur të hënën në Doha.

Në fakt gjysmëfinalja ka qenë me një drejtim me gjermanët që kanë ushtruar presion nga fillimi deri në fund. Në të vetmin moment që egjiptianët janë shfaqur në portën gjermane ka qenë në të 21’ me Muhamed, por Nojer bllokon.

Në pjesën e dytë përsëri gjithçka është nën dominimin e Bajernit. Dhe gradualisht vihet te goli i dytë në një aksion model të Sane nga krahu i djathtë dhe Lewandowski e ka shtyrë topin me kokë në rrjetë.

Kaq mjafton për të dërguar Bajernin në finale, ndërsa Muhamed në të 86’ ka kërkuar golin e nderit, por Nojer shmang gjithçka me pritjen e tij. Finalja Tigres – Bajer i Mynihut do të luhet më 11 shkurt në ora 19:00.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave

Brazili mundi Skocinë 3-0 dhe zuri vendin e parë në grupin e tij, duke vazhduar me optimizëm drejt “32”-shit të Kupës së Botës 2026. Lajmi më i rëndësishëm i...
18:03 | 25/06/2026

U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies

Futbollisti francez Kenzo Kies ka ndërruar jetë nga mbytja në lumin Ron. Kies, 21 vjeç, i cili luajti për Guingamp në Ligue 2, ishte në...
13:16 | 25/06/2026

Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)

Legjenda braziliane, Neymar, u rikthye plot lot në fushë për kombëtaren e tij, ndërsa Selecao mposhti Skocinë 3-0 në ndeshjen e tyre të fundit në...
09:55 | 25/06/2026