Luis Suarez thyen rekordin e Cristiano Ronaldos në La Liga

9 Shkurt 2021 | 07:25

Luis Suarez vijoi të hënën të dëshmojë se është një vlerë e shtuar te Atletico e Madridit. Në përballjen që “Los Rojiblancos” patën me Celta Vigon, uruguaiani realizoi dy gola duke thyer rekordin e Cristiano Ronaldos në kampionatin spanjoll.

I ashtuquajturi “El pistolero” shkoi kështu në kuotën e 16 golave, të cilat i ka realizuar në vetëm 17 ndeshje dhe për këtë ai është bërë lojtari më rezultativ në historinë e La Ligas – Ronaldo kishte realizuar 15 gola në 17 ndeshje në vitin 2009.

Tridhjetekatërvjeçari u largua me parametër zero nga Barcelona pas përfundimit të kontratës. Largimi i tij solli mjaft pakënaqësi te katalanët, ku ndër ata që e folën hapur këtë pjesë ishte dhe Lionel Messi.

Për sa i përket ndeshjes, ajo përfundoi 2-2. Kjo ishte ndalesa e parë në kampionat për Atleticon që pas humbjes 2-0 me Realin në dhjetor. Sidoqoftë Atletico mbetet në krye me 51 pikë, 8 më shumë se Barcelona e vendit të dytë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026