Përhapja e pandemisë, Gjinushi: E nevojshme të riforcohen kufizimet për të paktën dy javë

9 Shkurt 2021 | 09:25

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi bëri sot thirrje për riforcim të kufizimeve dhe respektim të tyre për së paku dy javë si një përpjekje për të frenuar prhapjen e pandemisë se covid-19.

Thirrjen e tij, Gjinushi e bëri gjatë konferencës shkencore “Pandemia dhe rimëkëmbja-strategjitë e përballjes dhe pritshmëritë e zhvillimit” e organizuar nga Kuvendi dhe Akademia e Shkencave.

“Kjo periudhë dha disa karakteristika, prapambetja adisproporcioni që kishin vendet e lindjes dhe të perëndimit në fazën e parë gjatë së cilit niveli i përhapjes ndryshonte më herë, erdhi duke ndryshuar, ndërsa treguesi i mortalitetit në fazën e parë kapte shifra të frikshme 13-17% në këtë fazë ra ndjeshëm dhe sot mesatarja e përgjithshme është nën 3%,” – tha Gjinushi duke cituar rezultatet e një studimi të kryer nga Akademia në vazhdimësi.

Sipas kryetarit të Akademisë pavarësisht nga perceptimi, vdekshmëria në Shqipëri “prej dhjetorit është në nivelin 1% nga 2.2% që ishte mesatarja e saj deri në dhjetor,”

“Kurba e përhapjes së pandemisë prej shtatorit e deri më sot, kudo ka formën e një vargmali me dy maja një në mes të nëntorit e një në fillim të janarit, në tërësi në Evropë në nëntor ishte maja më e lartë e përhapjes, ndërsa në vende të tjera si Britani dhe te ne është më e lartë maja e dytë. Në të gjitha vendet ka nisur zbritja […] ndërsa ne sot ndodhemi ende në majë dhe presim fillimin e uljes nga vala e dytë dhe këtu bëjmë përjashtim nga rregulli i përgjithshëm kjo sepse në rajon në përgjithësi dhe te ne në veçanti zbatohen kufizime dhe masa më të buta se në pjesën tjetër të Evropës dhe se masat nuk respektohen sa duhen,” – shtoi më tej Gjinushi.

Kryetari i Akademisë më tej këshilloi se për këtë situatë “për të përshpejtuar uljen është e nevojshme të riforcohen kufizimet dhe respektimi i tyre për së paku një periudhë dyjavore”.

Gjatë konferencës, me dy sesione, u përfshinë në diskutime Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Drejtuesi i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ekspertë si Adrian Civici, apo Anastas Angjeli dhe përfaqësues të qeverisë dhe parlamentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026