Reformë në sistemin shëndetësor, Rama: Autonomia e spitaleve nis nga QSUT
Kryeministri Edi Rama deklaroi në një konferencë me fokus shëndetësinë se synon të nisë një reformë tjetër të sistemit shëndetësor, reformë që parashikon autonominë e spitaleve.
Rama tha se kjo autonomi do të nisë nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe ishte e pamundur të bëhej më parë për shkak të kushteve të vështira në të cilat ndodhej sistemi.
“Që nga QSUT ne do të fillojmë në formën tjetër të reformës, që është autonomi dhe dhënia mundësisë për mjekët, që mund të jenë jo vetëm shërbëtorë të publikut në spital, por të jenë aty si në pronën e tyre në kuptimin më të mirë të fjalës,” – u shpreh Rama.Gjatë fjalës së tij kryeministri u ndal edhe tek situata e pandemisë, ku iu bëri thirrje qytetarëve që të mos përdorin mjekime të ndryshme për koronavirusin, por të ndjekin vetëm dy skemat e mjekimit.
“Terapitë e mjekimit dhe medikamentet sipas protokollit të shërbimeve spitalore janë të unifikuara me ato të vendeve të tjera. Trajtimi në banesë është financiar 100% në dy skema mjekimi. Dua të bëj një thirrje: Referojuni vetëm dy skemave bazë të mjekimit”, u shpreh kreu i qeverisë.
Rama përshëndeti edhe arrestimet e tjera në spitalin “Shefqet Ndroqi”, si rrjedhojë e hetimeve nga prokuroria për korrupsion.
Ai tha se ky ishte një mesazh i qartë për bluzat e bardha, ndërsa iu rikthye politikës së ndjekur nga qeveria për të menaxhuar pandeminë ku tha se 3,656 mjekë e infermierë dhe 1,212 staf mbështetës u paguan dhe po vijojnë të paguhen me 1 mijë dhe 500 euro shtesë përtej pagës.
Kryeministri u ndal edhe në projektin e spitalit të ri rajonal të Fierit, i cili tha se do të jetë me një projekt pilot menaxhimi, i cili do të shqyrtohet më pas për t’u përhapur më tej në spitalet e tjera të vendit.
Rama këmbënguli se spitali do të jetë publik dhe qytetarët nuk do të paguajnë për të marrë shërbimin.
Lexoni gjithashtu:
Rama: Do të ketë një shtrëngim të masave anti-COVID, nesër mblidhet Komiteti i Ekspertëve
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta