Manastirliu: Kemi programin e duhur për të vijuar rimëkëmbjen e sistemit shëndetësor

9 Shkurt 2021 | 11:10

Qeveria thotë se ka përmirësuar rrënjësisht situatën e sistemit shëndetësor krahasuar me periudhën përpara vitit 2013-të dhe se ajo ka një program të qartë për ta vijuar këtë ndryshim më tej.

Në një konferencë për shtyp krahas kryeministrit Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu foli për ndryshimet e kushteve në spitale, të cilat sipas saj “i kanë dhënë mundësi mjekëve për të ofruar shërbim dinjitoz”. Ministrja tha se paralelisht me kushtet, prej vitit 2013 qeveria ka rritur deri në 57% pagat e personelit shëndetësor.

“Sot një infermier merr 650 dollarë ndërsa një mjek 1,100 dollar [pagë bruto],” – tha ministrja duke e konsideruar rritje historike dhe investim të volitshëm të qeverisë pagat më të mira për stafin mjekësor.

Manastirliu tha se tashmë ka punësim me meritokraci dhe me transparencë përmes portaleve “Infermierë për Shqipërinë” dhe “Mjekë për Shqipërinë”, ku tashmë është ngritur një databazë e qartë ku vetëm në katër vitet e fundit janë punësuar 1,200 mjekë dhe 3,500 infermierë, laborantë dhe specialistë të shkencave mjekësore.

Themelimi i Urgjencës Kombëtare Shëndetësore dhe pajisja e saj me një flotë më të madhe të ambulancave, u konsiderua si një hap shumë i madh për të dërguar shërbimin sa më afër qytetarëve.

Ministrja u ndal edhe te specializimet. Ajo tha se nga viti 2015 janë hapur 7 cikle specializimesh me 1,747 studentë që i ndoqën ato, krahasuar me vetëm 2 cikle në periudhën 2005-2013.

Deklaratat u bënë pak ditë pasi Partia Demokratike publikoi programin e saj elektoral për shëndetësinë, ku zotime kryesore ishin paga 1,200 euro për mjekët dhe hapje e një universiteti të ri për mjekësinë.

Opozita e ka akuzuar shpesh qeverinë për mungesë transparence në tenderë, abuzime me koncesionet, korrupsion dhe keqmenaxhim të situatës së pandemisë, akuza të cilat nga qeveria janë konsideruar të pabaza dhe të motivuara politikisht.

Lexoni gjithashtu:

Reformë në sistemin shëndetësor, Rama: Autonomia e spitaleve nis nga QSUT

Basha prezanton programin për shëndetësinë: Paga 1200 euro për mjekët, do hapim universitet të ri mjekësor

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026