Të inkriminuarit në politikë, Kikia: Nuk hynë me forcë, por me vullnetin e plotë të kryetarëve të partive
Përfshirja e të inkriminuarve në politikë nuk ishte aksidentale, por në sajë të vullnetit të kryetarëve të partive që zgjodhën të siguronin votat përmes të fortëve dhe të pasurve.
Kështu u shpreh kryeredaktori i lajmeve në Euronews Albania, Mentor Kikia në studion e ‘Ilva Now’, ku së bashku me një panel të ftuarish i përbërë nga Denar Biba, ish-kryetar i KQZ; Redi Shehu, analist; Premto Gogo, kryetari i Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara; Daniel Prroni, koordinatori për monitorimin e zgjedhjeve, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Aristir Lumezi, kryeredaktor i gazetës ‘Panorama’, ku u diskutua presioni që po u bëhet partive lidhur me kandidatët për deputetë.
Sipas tij, mënyra se si politika shqiptare filloi dhe vazhdoi ta afrojë këtë lloj kontingjenti në mënyrë sistematike, lidhet me faktin se kishte nevojë për njerëz të fortë, ‘që ndesheshin për të vjedhur vota dhe njerëz me para për të blerë vota’.
“Këta garantonin votat, fitoren dhe kjo filloi t’u pëlqente kryetarëve të partive. Kjo logjikë u shndërrua në praktike dhe kulmoi në 2013 me futjen e deputetëve me rekorde të theksuara kriminale dhe daljen me pranga. Dekriminalizimi ishte kulmi i kësaj fatkeqësie se si degradoi politika shqiptare.
Të inkriminuarit nuk hynë me forcë në politikë, por u përthithën nga politika me dëshirë”, tha z. Kikia.
Në të njëjtën linjë mendimi ishte edhe kryeredaktori i gazetës ‘Panorama’, Aristir Lumnezi, sipas të cilit, futjen në listën e kandidatëve e të fortëve apo personave me rekorde kriminale e ka në dorë vetëm kryetari i partisë, si personi i vetëm që harton listën, ndaj edhe përgjegjësinë për këtë duhet ta mbajë kryetari dhe jo partia.
Për ish-kryetarin e KQZ, Denar Biba presioni që po u bëhet nga ndërkombëtarët partive politike lidhur me kandidatët për deputetë është më se normal nisur nga fakti se synimi i Shqipërisë është Bashkimi Europian.
“Shtëpia e tyre ka rregulla dhe një prej tyre është edhe ky, që të mos ketë njerëz me rekorde kriminale në kuvend”, tha z. Biba.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:26 Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)
- 20:01 LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:54 Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar hyrjen e ish-luftëtarëve rusë në bllok
- 19:43 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:33 Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit