Marifeti që të inkriminuarit po përdorin për të hyrë në Parlamentin e ri

9 Shkurt 2021 | 20:34

Shqipëria ka miratuar ligjin për Dekriminalizimin 5 vjet më parë, por kjo gjë nuk e ndaloi depërtimin e personave me të kaluar të errët që hynin në Parlament apo të zgjidheshin përfaqësues të pushtetit lokal.

Deputetë dhe kryetarë bashkishë kanë humbur mandatet dhe bashkë me rritjen e presionit ndërkombëtar për të mos lejuar kandidimin e të inkriminuarve, “të fortët” duket se kanë gjetur një tjetër zgjidhje për t’i bërë bisht ligjit.

“Ka një arsye që është ulëritëse, ka njerëz të inkriminuar në politikë edhe në vende të  tjera por mendoj që nuk ka një vend ku partitë përveç të shndërrohen në ndërmarrje private të kryetarëve por edhe të shitën në treg si mall. Ambasadorja ka drejtuar gishtin tek një deputet që ka blerë një parti”, u shpreh Mentor Kikia, kryeredaktor në Euronews Albania.

“Nuk ka asnjë mekanizëm institucional dhe ligjor që funksionon. Qytetari është braktisur dhe është lënë jashtë. Shqetësuese është akti që partitë edhe pse e dinë ligjin e dekriminalizimit sërish tentojnë të fusin persona të inkriminuar. Tani po afrohen në lista emra që janë familjarë dhe të afërt të të inkriminuarave që nuk i kap ligji i dekriminalizimit por janë përfaqësues të interesave të tyre”, tha Premto Gogo, kryetari i Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara.

“Krimi trashëgohet në sistemin politik, ata po fusin familjarët. Ambasadorët po bëjnë presion por nuk e kap dot me ligj. Zgjidhja është tek partitë politike, ato tregojnë statusin e demokracisë së një vendi. Nëse partitë nuk kanë demokraci, atëherë edhe vendi nuk është demokratik”, ndau mendimin e tij, Redi Shehu.

Përballë kësaj situate, kryeredaktori i gazetës “Panorama” Aristir Lumezi tha se mund të përcaktohet në ligj që humb mandatin nëse dikush kapet nga ligji, jo vetëm individi por edhe partia. “Përderisa kryetarët e partive thonë se përgjegjësia është individual, atëherë të vendoset që nëse dikë e kap ligji i dekriminalizimit mandate duhet t’i hiqet partisë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021