NBA, Utah Jazz nuk ndalet, mposht edhe Bolton Celtics
Në Shtetet e Bashkuara Utah Jazz vijon të dominojë basketbollin e Konferencës perëndimore. Ata fituan edhe ndeshjen e radhës kundër Boston Celtics.
Në Salt Lake City, Jazz fitoi me rezultatin 122-108 në një përballje ku 24-vjeçari Donovan Mitchell shkëlqeu me 36 pikë personale, 4 zotërime nën tabelë dhe 9 asiste. Për Utah kjo ishte fitorja e pestë radhazi dhe e 13-ta në 16-të ndeshjet e luajtura që prej fillimit të këtij viti.
Golden State Warriors, falë Stephen curry-it, që realizoi 32 pikë, mundi 114-91 San Antonio Spurs. Portland me Damian Lillard, që shënoi 36 pikë, fitoi 106-97 ndaj Orlando Magic, Detroit me Jerami Grant, që shënoi 32 pikë fitoi 122-111 ndaj Brooklyn ndërsa Philadelphia mposhti 119-111 Sacramenton.
Konferenca lindore kryesohet nga Philadelphia 76-ers, ndërsa në perëndim, kampionët në fuqi Los Angeles Lakers po hasin rivalitet të shtuar jo vetëm me rivalët e tyre Clippers, por tashmë edhe me Utah.
Nga ana tjetër në NBA vijon diskutimi dhe kundërshtitë e basketbollistëve për organizimin e përvitshëm të All-Stars Game, ku shqetësim kryesor mbetet rreziku që lojtarët të infektohen nga COVID-19.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta