Hungari, mbyllet radioja anti-Orban, Gjykata i heq licencën zërit kritik të qeverisë nacionaliste
Një gjykatë në Hungari vendosi të martën heqjen e licencës për një stacion radiofonik opozitar, duke i mbyllur gojën një tjetër organi mediatik kritik ndaj qeverisë nacionaliste.
Autoriteti mediatik i vendit kishte paralajmëruar që në shtator se nuk do t’ia rinovonte licencën stacionit “Klubradio” për shkak të atyre që i cilësonte “shkelje sistematike” përgjatë lejes 7-vjeçare që skadon të dielën e ardhshme, më 14 shkurt.
Për rrjedhojë, “Klubradio”, që transmeton prej 19 vjetësh me programe dhe të ftuar që shpesh herë kritikojnë politikat e qeverisë, do të detyrohet të fikë mikrofonat.
“Ky vendim tregon se sot në Hungari një autoritet i vetëm ka të drejtë të japë vendime të ndryshme për subjekte të njëjta, në rrethana të njëjta. Kjo do të thotë se kushdo që është i pranueshëm për pushtetin do ta marrë rinovimin e lejes së transmetimit dhe kushdo që nuk është nuk do ta marrë atë,” – u shpreh Andras Arato, drejtor i “Klubradio”.
Kontrolli në rritje që kryeministri Viktor Orban po ushtron ndaj mediave në Hungari është një çështje që ka shqetësuar shumë BE-në, që vlerëson se në këtë mënyrë vendi po përjeton një erozion të standardeve demokratike, akuzë kjo që hidhet poshtë nga qeveria.
Nën qeverisjen e Orban, mediat shtetërore janë kthyer në zëdhënëse të ekzekutivit, ndërsa media të tjera private ose janë mbyllur, ose janë blerë nga biznesmenë të afërt me qeverinë.
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera