Ekspertja e PD për shëndetësinë: Masat kundër COVID-19 janë të buta dhe të vonuara
Liljana Ramasaço, anëtare e task-forcës anti-covid pranë Partisë Demokratike, i konsideron “të buta” dhe “shumë të vonuara” masat e reja që ka marrë sot Komitetit Teknik i Ekspertëve lidhur me rritjen e numrit të infektimeve nga COVId-19.
Znj. Ramasaço me profesion mjekje, thotë se këto masa mund të ishin efektive nëse do të ishin marrë në nëntor dhe e cilësoi situatën e pandemisë të dalë jashtë kontrolli.
“Masat janë të buta, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë. Janë masa që janë marrë më shumë nga presioni i qytetarëve dhe nga shqetësimi i tyre për situatën”, tha ajo.
Sipas saj kurba e rasteve aktive tregon se jemi i vetmi vend në rajon përveç Serbisë, ku numri i rasteve aktive vazhdon të rritet dhe për këtë bëri përgjegjës Komitetin Teknik të Ekspertëve dhe qeverinë.
“Problemi çalon tek masat e Komitetit Teknik pasi gjatë gjithë epidemisë masat kanë qenë jo eficente. Këtë e tregon kurba e rasteve aktive. Përjashto Serbinë, në kuadër të masave të ato kanë marrë e kanë ulur numrin e rasteve aktive që prej mesit të muajit dhjetor. Jemi i vetmi vend në rajon që vazhdojmë akoma dhe risim numrin e rasteve aktive”, përfundoi znj. Ramasaço.
Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi këtë të mërkurë kufizimin e qarkullimit për individët, por edhe aktivitetin e bareve, restoranteve, fast food dhe lokaleve që ofrojnë shërbim për klientët, nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin.
Gjithashtu, Komiteti i Ekspertëve vendosi që shkollat e mesme në zonat me risk të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, do të zhvillojnë mësimin online, nga data 11.02.2021 deri në datën 26.02.2021.
Një ditë më parë në Shqipëri pati 1 239 raste të reja të infektimeve me COVID-19 ndërsa 16 pacientë humbën jetë. Që prej nisjes së pandemisë në të gjithë vendin ka pasur mbi 87 mijë raste pozitive prej të cilave 1 488 raste ishin fatale, ndërsa rastet aktive mbeten mbi 33 mijë persona.
Lexoni gjithashtu:
Masat anti-Covid, zgjatet kufizimi i lëvizjeve, në 10 bashki gjimnazet kalojnë me mësim online
”77% e kapaciteteve në spitalet COVID janë të zëna”, Fico tregon situatën epidemiologjike në vend
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta