Infektimet dhe vdekjet nga COVID-19 vazhdojnë të rriten, ndërsa Shqipëria ashpërson masat

10 Shkurt 2021 | 16:07

Ndërsa nga nesër shqiptarët do të përballen me masa më të ashpra kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se 15 persona humbën jetën për shkak të coronavirusit dhe 1143 persona u infektuar me virusin.

Viktimat i përkisnin moshave 53-94 vjeç dhe ishin kryesisht qytetarë të Tiranës. Nga nisja e pandemisë, Shqipëria numëron 1503 fatalitete nga COVID-19.

Sipas autoriteteve rritja e ndjeshme e infektimeve dhe vdekjeve vjen prej mosrespektimit të masave të kufizimit të përhapjes së pandemisë nga qytetarët dhe bizneset.

Ditët e fundit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se dyshohet për ekzistencën e varianteve të reja të COVID-19 në Shqipëri, ndaj janë dërguar monstra për analizim në laboratorët gjermanë.

Më 15 shkurt, autoritetet thonë se presin mbërritjen e dozave të reja nga Pfizer për të vazhduar fushatën e vaksinimit përtej mjekëve, tek të moshuarit dhe pjesa tjetër e shoqërisë.

COVID-19 – Statistika ( 10 Shkurt 2021)

Testime totale            398,325

Raste pozitive            88,671

Raste të shëruara      53,616

Raste Aktive              33,552

Humbje jete                1,503

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                          19556

Fier                              2872

Durrës                         1737

Elbasan                       1489

Shkodër                       1549

Vlorë                           1650

Lezhë                          1149

Korçë                          1049

Berat                           936

Gjirokastër                  732

Kukës                          478

Dibër                           355

 

Lexoni gjithashtu:

“Viruset kanë ndryshuar strukturën”, Mira Rakacolli: Baret dhe restorantet janë burim infektimesh

Ekspertja e PD për shëndetësinë: Masat kundër COVID-19 janë të buta dhe të vonuara

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026