Fushata në Kosovë, mesazhe bashkimi me Shqipërinë dhe kritika kundër Serbisë

10 Shkurt 2021 | 16:15

Fushata politike ka gjetur në terren liderët politikë në Kosovë. Nëpërmjet mesazheve drejtuar elektoratit ata kanë shpalosur edhe një herë projektet e tyre politike.

Avdullah Hoti, i cili është edhe pretendenti i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër në këto zgjedhje të parakohshme, ishte në komunën e Vitisë, ku u shpreh se zhurma e madhe mediatike  nuk po u jep hapësirë qytetarëve kosovarë të dëgjojnë dhe të shohin punët e mira që janë bërë.

“Zhurma e madhe mediatike me qëllime destruktive nuk ka lejuar të dalë në sipërfaqe zëri i arsyeshëm, puna që është bërë gjatë këtyre gjashtë muajve, që bazohet në trashëgiminë e madhe të LDK-së”, tha ai.

Ndërkohë Vjosa Osmani, i ka bërë edhe një herë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime, pasi vetëm kështu mund të sjellin ndryshimin.

“Referendumi duhet që të ndodhë. Duhet të kemi pjesëmarrje masive në zgjedhje”, tha znj. Osmani.

Ramush Haradinaj, nga takimi përmbyllës i Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan është shprehur edhe një herë për tezën e bashkimit me Shqipërinë.

“Atëherë ne duhet të kalojmë në rrugën tjetër që është bashkimi në union me Shqipërinë”, tha ish-kryeministri.

I drejtpërdrejtë në mesazhin e tij ka qenë edhe lideri i Vetëvendosjes  Albin Kurti.

“Ne jemi të vendosur që ta nxjerrim Kosovën edhe nga korrupsioni i pushteteve të pasluftës, por edhe nga pazaret me Serbinë, e cila i ka aq shumë borxh popullit të Kosovës për krimet e kryera”, tha Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026