Presidenti Vuçiç për procesin e vaksinimit: Na u desh të kujdesemi vetë për veten tonë
Serbia po vijon me vaksinimin e qytetarëve të saj përmes vaksinës ruse dhe asaj kineze me ritme të shpejta, ndërsa eksperienca deri më tani ka treguar se vaksinat “janë shumë të sigurta”, tha për Euronews presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
“Disa nga vaksinat që vinin nga Lindja ishin edhe me të sigurta se ato që morëm nga Perëndimi”, u shpreh Vuçiç në një intervistë ekskluzive për Euronews.
Përveç vaksinave nga Pfizer-BioNtech, Serbia ka administruar dhe vaksinën ruse, Sputnik V, si dhe atë kineze, Sinofarm. Këto të fundit ende nuk janë miratuar për përdorim nga BE, por përdorimi i tyre e ka kthyer Serbinë në një prej shteteve me shkallën më të lartë të vaksinimeve për frymë në kontinentin europian.
Qeveria serbe ka argumentuar se vaksina nuk duhet të jetë një çështje gjeopolitike, por shëndetësore.
Mbi 550 mijë qytetarë në Serbi kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa rreth 50 mijë kanë marrë dhe dozën e dytë, u shpreh Vuçiç.
Ai shtoi se deri të fund të shkurtit, vendi synon të ketë vaksinuar mbi 1 milion qytetarë, ose rreth 15 për qind të popullsisë.
Presidenti serb gjithashtu tha se nuk kanë marrë “as një dozë të vetme” nga skema e COVAX, e krijuar nga BE për t’i siguruar vaksina edhe vendeve më të varfra.
“Nuk po kritikoj askënd, por na u desh të kujdesemi vetë për veten tonë. Nuk është e lehtë të shohësh vendet përreth që marrin gjithë ato vaksina, ndërsa ti nuk ke asgjë për t’i ofruar popullit tënd”.
“Kam folur disa herë me shumë njerëz nga Mbretëria e Bashkuar, Kina, Rusia, të gjithë zyrtarë të lartë. Iu luta atyre, iu kam kërkuar më shumë vaksina për Serbinë dhe jo vetëm”, tha ai.
Në përfundim, Vuçiç tha se shpreson që të marrë doza nga BE duke shtuar se Serbia është e gatshme që të dhurojë një numër të konsiderueshëm vaksinash për Maqedoninë e Veriut dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor që janë në nevojë, “sepse duhet që edhe fqinjët tanë të jenë të vaksinuar”.
Lexoni gjithashtu
- RMV merr vaksinat e para, pas 8 mijë dozave nga Serbia pren 200 mijë vaksina kineze
- Manastirliu: Vaksinat e radhës nga kompania Pfizer do të vijnë më 15 shkurt
- Vaksina COVID-19: Cili shtet Evropian ka imunizuar më tepër banorë?
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta