Opozita e bashkuar apo veçmas në zgjedhjet e 25 prillit

10 Shkurt 2021 | 19:16

Teksa Partia Socialiste pritet të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, kampi opozitar ka më shumë mundësi për një koalicion të gjerë politik.

Partia Demokratike duket se do të garojë këto zgjedhje në koalicion me partitë tradicionalisht të djathta. Deri tani partia e demokristianit Nard Ndoka, Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehin kanë konfirmuar se do të jenë aleatë të Partisë Demokratike në zgjedhje. Sipas burimeve të Euronews Albania ata janë vendosur në lista të sigurta përkatësisht në Shkodër, Durrës dhe Tiranë. 

Kryetari i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule gjithashtu ka pranuar bashkimin e forcave opozitare në një koalicion të vetëm, për të maksimizuar votat e krahut të djathtë.

Të pavendosurit, janë aktualisht kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili ka deklaruar se në rast se nuk do të arrijë një marrëveshje për të qenë në koalicion me Partinë Demokratike, Partia Republikane do të garojë e vetme me 140 kandidatët e saj dhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit, i cili duket se ende nuk e ka ndarë mendjen.

Sipas të dhënave të sondazhit të realizuar nga Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB bashkimi i të gjitha partive opozitare do t’i kthente zgjedhjet e prillit në një garë kokë më kokë mes pozitës dhe opozitës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021