”Përmbytja më e madhe dhe më e gjatë në Shkodër”, Voltana Ademi apelon për shpalljen e emergjencës civile
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi tregoi se situata e përmbytjeve në qarkun që ajo drejton është më e rëndë se në vitin 2018.
Ajo nuk la pa përmendur se as në përmbytjen e vitit 2010 nuk ka qenë kohëzgjatja kaq e madhe. Tashmë Shkodra numëron 40 ditë nën ujë.
“Unë parashikoj një situatë të Emergjencës Civile,” – tha Ademi teksa apeloi për qeverinë shqiptare dhe ministrat që të marrin përgjegjësitë.
Ajo sqaroi për Euronews Albania se sipërfaqja e përmbytur është dyfishi, uji është dashur të hiqet me pompë dhe disa familje janë evakuuar.
Për shkak të situatës së vështirë Emergjenca Civile do të mund të vijë në ndihmë që masat të merren para se niveli i ujit të arrijë në nivele dhe më kritike se aktualisht.
Ademi pohoi se stacioni i ujësjellësit të Trushit është në punë por nëse situata vijon me po të njëjtat ritme do të duhet të dalë jashtë funksionit.
“Po përdorim mjetet e ushtrisë në bashkëpunim me spitalin për të bërë transportin e sigurt të një familje të infektuar me COVID nga një banesë në një tjetër,” – tregoi kryebashkiakja e Shkodrës.
Lexoni gjithashtu:
3655 ha tokë nën ujë në Shkodër, banorët kërkojnë ushqim për bagëtitë
Panorama e Obotit nën ujë | Fotogaleri
Rikthehen reshjet e shiut, 3700 hektarë tokë të përmbytura në Shkodër, banorët apel për ndihmë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta