Reshjet e shiut kanë përmbytur akset kryesore dhe disa lagje në Shkodër dhe Vlorë
Shirat e rrëmbyeshëm gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje në qarqet si Shkodra dhe Vlora.
Rritja e nivelit të ujit në liqenin e Shkodrës ka shkaktuar bllokimin e disa akseve kryesore në qytet dhe rrjeti i kanalizimeve ka dalë jashtë funksionit.
Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga raportoi se shtimi i prurjeve në lumin Buna kanë përmbytur 5 lagje të qytetit.
Ndërkohë një banor u shpreh se niveli i ujit në banesat e tyre ka shkuar deri në 90 cm.
“Jemi përmbytur edhe në 2010. Asnjë njeri nuk na ka ardhur për të vlerësuar dëmet”, u shpreh banori.
Më e rëndë paraqitet situata në zonat rurale të Shkodrës, ku në bazë të raportimeve të bashkisë, mbi 5000 ha janë nën pushtetin e ujit.
Edhe dhe në qarkun e Vlorës situata nuk është aspak normale, pasi shumë lagje të qytetit janë përmbytur, duke shkaktuar dëme edhe tek bizneset përreth.
Gazetarja Ebrieta Maçaj raportoi se situata më problematike është në lagjet “28 nëntori”, “Kosova” dhe “Kushtrimi”.
Lexoni gjithashtu:
3655 ha tokë nën ujë në Shkodër, banorët kërkojnë ushqim për bagëtitë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta