Të paktën 45 të vdekur dhe 47 të zhdukur pas uraganit “Otis” në Meksikë
Të paktën 45 persona kanë humbur jetën dhe 47 janë të zhdukur pasi uragani “Otis” i kategorisë së pestë goditi shtetin meksikan të Guerrero javën e kaluar, njoftoi sot guvernatori i atij shteti, Evelyn Salgado.
Sipas të dhënave paraprake, 45 persona kanë vdekur dhe 47 persona rezultojnë të zhdukur”, ka shkruar Salgado në rrjetin social X (Twitter).
Ajo deklaroi se e informoi presidentin meksikan Andrés López Manuel Obrador me telefon se 30 njësi janë në terren në Acapulco dhe Cojuca de Benitez në kërkim të të zhdukurve, falë të cilëve deri më tani janë gjetur 152 persona.
Një ditë më parë, Ministria e Sigurisë Publike e vendit raportoi 48 të vdekur dhe gjashtë të zhdukur pas fatkeqësisë natyrore.
Ministria e Punëve të Jashtme të Meksikës njoftoi se deri më sot kanë arritur të evakuojnë 263 të huaj nga nëntë vende evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Acapulco, pa specifikuar nëse ky numër është përfundimtar.
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha