Hyrja në xhaminë e Shën Sofisë nuk do të jetë më falas, në janar vendoset tarifa

31 Tetor 2023 | 13:19

Hyrja në Hagia Sophia, xhamia që është simboli i Stambollit dhe atraksioni kryesor turistik, do të fillojë të tarifohet nga 15 janari 2024.

Siç njoftoi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit i Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, të gjithë shtetasit joturq që dëshirojnë të hyjnë në Hagia Sophia do të duhet të paguajnë një biletë nga janari i vitit të ardhshëm.
Qytetarët turq ende do të mund ta vizitojnë xhaminë falas, theksoi ai.

“Ne po kalojmë në përdorimin e një sistemi të menaxhimit të vizitorëve në xhaminë Hagia Sophia. Cilësia dhe siguria e vizitave do të rritet,” theksoi Ersoy në një konferencë shtypi në Qendrën Kulturore Ataturk (AKM).

“Vizitat e të huajve për qëllime turistike do të paguhen nga 15 janari. Për qytetarët e Turqisë vizitat dhe adhurimet do të jenë falas”, tha ministri turk, duke shtuar se vendimi është marrë me rekomandimin e UNESCO-s.

Gjithashtu, nga 15 janari do të ndryshohen edhe hyrjet në Aja Sofia, tha Ersoy, për të shmangur konfliktet mes shtetasve turq që vijnë për pelegrinazh dhe shtetasve të huaj që vijnë për qëllime turistike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026