Përmbytet Shkodra, uji pushton akset kryesore të qytetit

11 Shkurt 2021 | 18:25

Mëngjesi i së enjtes ka rikthyer imazhet e frikshme të përmbytjes së vitit 2010 në qytetin e Shkodrës.

Fryrja e lumit Buna ka sjellë përmbytjen e hyrjes së qytetit si pasojë e daljes jashtë funksionit të sistemit të kanalizimeve.

Përveç rrugës hyrëse, uji përmbyti dhe lagjet Xhabije, Livade si dhe depërtoi në disa banesa.

Dëmet janë të shumta ndërsa një prej të prekurve Remzi Pelinku bën apel për ndihmë.

“Unë jam i sëmurë për vete me dy gishta të hequr, diabet po, Covidi në këmbë është dhe unë s’di si do ja dalim kësaj pune. Nuk e di si do vejë halli jonë. Kërkojmë ndihmë nga qeveria”, shprehet banori i Xhabijes.

Ndërsa Gent Pelinku thotë se nga përmbytjet ka humbur gjithccka.

“Unë dua të më ndihmojnë, shikojë si është bërë, është katastrofë. Unë dua ndihmë, dua ndihmë. Jam me 3 fëmijë, nënë e baba i kam të sëmurë, nuk di ku të shkoj. Me një rrogë mbaj gjithë familjen”, tregon ai.

Në të gjithë qarkun e Shkodrës raportohet për më shumë se 5000 hektarë tokë nën ujë  ndërsa për Euronews Albania, kryebashkiakja Voltana Ademi u shpreh se situata është më e rëndë se në vitin 2018 dhe ditën e sotme kanë nisur dhe evakuimet e banorëve nga zonat e përmbytura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026