Bolivia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin
Qeveria e Bolivisë tha të martën se kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, duke e akuzuar atë vend për krime kundër njerëzimit gjatë sulmeve në Rripin e Gazës.
Bolivia “ka vendosur të prishë marrëdhëniet diplomatike me shtetin izraelit në shenjë mohimi dhe dënimi të ofensivës ushtarake agresive dhe disproporcionale izraelite që po ndodh në Rripin e Gazës”, tha zëvendësministri i Jashtëm Freddy Mamani në një konferencë për shtyp.
Ai shtoi se Bolivia bën thirrje për armëpushim dhe për t’i dhënë fund “bllokadës që pengon hyrjen e ushqimeve, ujit dhe elementëve të tjerë thelbësorë për jetën”. Ministria e Jashtme izraelite nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Bolivia është ndër vendet e para që ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Izraelin lidhur me luftën në Gaza si kundërpërgjigje për sulmin e 7 tetorit në jug të Izraelit nga militantët e Hamasit. Izraeli thotë se militantët vranë 1400 njerëz dhe morën 240 pengje.
LEXONI GJITHASHTU:
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha