Operacioni anti-Ndrangheta në Itali kap 1300 kg kokainë

11 Shkurt 2021 | 18:55

Në portin e një province të Kalabrisë autoritetet italiane sekuestruan 1300 kilogramë kokainë me vlerë 260 milionë euro të grupeve kriminale që lidhen me të ashtuquajturën ‘Ndrangheta.

Sasia e drogës u kap në portin Gioia Tauro nga Guardia di Finanza në tre kontejnerë, dy prej të cilave përmbanin kafe dhe mish të ngrirë të ardhur nga Brazili dhe një kontejner përbëhej nga fruta ekzotike me origjinë nga Ekuadori.

Hetimet në Itali tashmë janë përqendruar në identifikimin e personave të cilët duhet që të kishin marrë sasinë e drogës.

Krotone janë arrestuar rreth 36 të dyshuar, të cilët më parë kanë qenë të akuzuar për të njëjtat vepra penale, si dhe trafik armësh dhe grup kriminal mafioz.

Hetimet kanë zbardhur gjithashtu mekanizmin e përdorur nga grupet kriminale për pastrimin e parave nga trafiku i drogës në disa kompani në Italinë e Veriut.

Në Lombardi, një investigim i tretë, solli arrestimin e 19 personave, dhe mbylljen e katër kompanive të transportit rrugor të cilat operonin midis Viadanës dhe Reggio Emilias.

I përfshirë në këtë trafik është dhe një këshilltar i mëparshëm bashkiak në Bashkinë e Viadanës, Carmine Tipaldi, i cili, sipas magjistratëve italianë, mund të ketë shërbyer gjithashtu si një referencë politike për organizatën kriminale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026