Luftë në frontin e Bakhmutit, zmbrapsen njësitë ukrainase, rusët rifitojnë terren
Luftime të ashpra janë verifikuar në frontin e Bakhmutit, ku Rusia thotë se po rifiton terren. Këta ushtarë ukrainas i përkasin një njësie që lufton prej muajsh. Në javët e fundit ata arritën të avanconin, por tani janë rusët që po përpiqen të rimarrin nën kontroll territorin dhe po kryejnë sulme pas sulmi.
“Sulmi i fundit u bë këtë mëngjes. Por nuk është ndonjë gjë e veçantë. Sulmet janë të përditshme, me të shtëna nga të dyja palët. Është kjo mënyra se si përshëndetemi çdo mëngjes. Dhe të themi të drejtën, jemi të lodhur”, thotë një ushtar.
Njësia është vazhdimisht në lëvizje, pasi lufta vazhdon edhe në fronte të tjera. Gjatë natës, Rusia sulmoi sërish me një skuadrilje dronësh kamikazë dhe me raketa disa infrastruktura kritike.
Shumica e tyre u rrëzuan nga sistemet mbrojtëse, por një rafineri në rajonin Poltava u godit. Nga ana e saj, Rusia ka deklaruar se ka rrëzuar dy dronë në kufi me rajonin e Kurskut.
LEXONI GJITHASHTU:
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi