Fshati francez trashëgon 2 milionë euro nga austriaku hebre që strehoi gjatë Luftës së Dytë Botërore
Një fshat i largët i quajtur Chmabon-sur-Lignon në jug të Francës ka marrë një donacion të papritur prej 2 milionë eurosh, një shumë e madhe parash për një fshat të vogël prej 2,500 banorësh.
Austriaku hebre Erich Schwam i la trashëgiminë e tij qytezës. Banorët e Chambon e strehuan atë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ai ishte vetëm një fëmijë.
Schwam ndërroi jetë në fund të dhjetorit në moshën 90-vjeçare në Lyon, pa asnjë të afërm.
“Kjo na ka prekur shumë të gjithëve”, tha Denise Vallat, Asistente e Kulturës në Bashkinë e qytetit, në një intervistë për Euronews.
“Është puna e një jete të tërë, jo thjesht një pasuri që erdhi nga hiçi. Dhe kjo për ne është shumë e rëndësishme”, shtoi ajo.
Zv. kryebashkiaku, një ish-profesor historie, po përpiqet të rikonstruktojë jetën e Schwam, i cili pas luftës u shpërngul në Lyon për të studiuar Farmaci dhe më pas u martua në të njëjtin vend.
Në Chambon sur Lignon vetëm një person e kujton atë.
“Ai fillimisht ndoqi shkollën e fshatit. Kemi dëshminë e një personi në moshë që ishte me të në atë kohë… Sipas tij, Erich mbërrinte herët në shkollë dhe rrinte vetëm në oborr,” tregon Vallet.
Rreth 1,500-4000 persona, hebrenj dhe jo-hebrenj, 30 për qind e të cilëve ishin fëmijë, gjetën strehë në këtë zonë të largët, në një rajon ku tradita e mikpritjes ishte e fortë.
Donacioni prej 2 milionë eurosh, i cili përfaqëson dy të tretat e buxhetit vjetor të vendit, do të përdoret për të zhvilluar projekte për të rinjtë, ashtu siç kishte kërkuar Erich specifikisht.
Lexoni gjithashtu:
Qeveria e Mario Draghi-t, ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane fiton mbështetjen e partive italiane
Mot i acartë në Evropë, dëbora dhe ngricat kanë shkaktuar probleme në shumë shtete
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane