Shqipëria nënshkruan marrëveshje për bursa studimi me Hungarinë
Deri në vitin 2024 çdo sezon 20 studentëve shqiptarë do t’u jepet mundësia të përfitojnë bursë për të studiuar në Hungari.
Ministria shqiptare e Arsimit dhe ajo hungareze nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi të quajtur “Stipendium Hungaricum”, që merr përsipër studimet e së paku 20 studentëve në vit deri në vitin 2024 në Hungari.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja Evis Kushi dhe homologu i saj Szijjártó Péter, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, ministrja Kushi theksoi “traditën shumë të mirë ndër vite” mes Shqipërisë dhe Hungarisë për sa i përket arsimit, kulturës dhe shkencës.
Prej vitit 2015 dy vendet zhvillojnë kurse verore për studentët dhe bashkëpunojnë me programe të përbashkëta dhe projekte kërkimore si “Erasmus+” dhe “Horizon 2020”.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta