Dita e fundit e fushatës në Kosovë, gazetari Franko Egro: Të gjithë në terren për vëmendjen e elektoratit

12 Shkurt 2021 | 15:51

Drejtuesit e partive politike në Kosovë vijuan të jenë edhe sot në terren për të tërhequr vëmendjen e elektoratit teksa sot ishte dita e fundit e fushatës zgjedhore.

Gazetari i Euronews Albania, Franko Egro raportoi se partitë kanë shumëfishuar daljet e tyre televizive. Elementët kryesor të partive politike gjatë kësaj fushate të shkurtër zgjedhore kanë qenë çështjet ekonomike, luftës ndaj korrupsionit dhe mirë-qeverisjes.

“Nuk mbetet mënjanë edhe çështja e dialogut me Serbinë, e cila do të jetë sfidë madhore e çdo qeverie që do të dalë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit,” – u shpreh gazetari Egro.

Sondazhet kanë nxjerrë në avantazh për nga popullariteti Lëvizjen Vetëvendosje e pas saj Partinë Demokratike të Kosovës.

“Pas këtyre dy partive janë Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por mbeten vetëm sondazhe dhe duhet nënvizuar se kryetarët e partive që nuk dalin të parat, thonë se nuk u duhet besuar këtyre sondazheve,” – tha Egro.

Gazetari Egro kujtoi se brenda muajit prill pritet që të zgjidhet edhe çështja e postit të Presidentit dhe se drejtuesit e partive politike janë shprehur që për këtë çështje vendimtare do të jenë zgjedhjet parlamentare.

Deri më sot janë kandidatë të deklaruar Vjosa Osmani dhe Ramush Haradinaj. Nëse e para ka marrë mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje, për Haradinajn mbështetja e vetme aktualisht ka ardhur vetëm nga partia e tij Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kështu çështja për Presidentin mbetet në diskutim nga rezultati i zgjedhjeve dhe numrat që do të mund të fitojnë partitë.

Lexoni gjithashtu:

Nënshkruhet memorandum i bashkëpunimit, institucionet në Kosovë garantojnë zgjedhje të lira dhe demokratike

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026