Danimarkë, shmanget sulmi terrorist, 13 persona në pranga si të ndikuar nga ISIS

12 Shkurt 2021 | 19:17

Të paktën 13 persona janë arrestuar në Danimarkë nën dyshimin se po përgatisnin sulme terroriste në vendin nordik dhe Gjermani.

Shërbimet daneze të sigurisë bënë me dije se kishin ndaluar 7 persona gjatë fundjavës dhe 6 të tjerë në 24 orët e fundit, në kuadër të një operacioni të vetëm.

Gjatë kontrolleve agjentët gjetën mjete luftarake si lëndë eksplozive, detonatorë dhe armë zjarri.

“Këto janë zhvillime shqetësuese. Kemi gjetur një flamur të ISIS që konfirmon dyshimet tona se këta njerëz frymëzoheshin nga Islami radikal dhe për fat të keq, ajo që shohim është se kërcënimi terrorist në vendin tonë mbetet serioz,” – ka thënë Flemming Drejer, shef i policisë daneze.

Edhe autoritetet në Gjermani arrestuan një person në lidhje me të njëjtin rast. Gjatë kontrolleve të kryera ato sekuestruan 10 kg barut dhe disa metra fitil.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026