E ardhmja e Gazës, Blinken takime në Lindjen e Mesme. Liderët arabë skeptikë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u përpoq të siguronte mbështetje për planifikimin e një të ardhmeje për Gazën, në takimin e zhvilluar të shtunën me liderët arabë.
Sipas mediave ndërkombëtare, bisedimet e zhvilluara në kryeqytetin e Jordanisë ishin të vështira, pasi liderët arabë shprehën dyshime mbi qëllimet e Izraelit, që po intensifikon operacionet luftarake.
Gjatë qëndrimit në Lindjen e Mesme, Blinken u takua edhe me kreun Agjencisë së OKB-së për shpërndarjen e ndihmave humanitare, të cilit i shprehu vlerësimet e tij për punën e bërë për t’u ardhur në ndihmë palestinezëve.
“Mijëra vetë po vënë jetën në rrezik çdo ditë duke ardhur në punë për të ndihmuar njerëzit. Kam një admirim të jashtëzakonshëm për kurajën që po tregojnë”, deklaoi Blinken
Agjencia ka humbur 72 anëtarë të stafit të cilët kanë mbetur të vrarë në luftë dhe ka denoncuar gjithashtu se po i mbarojnë rezervat me ushqim, medikamente dhe karburant.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta