Mijëra njerëz demonstruan në Uashington në mbështetje të palestinezëve 

5 Nëntor 2023 | 08:19

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Uashingtonit në mbështetje të palestinezëve, duke brohoritur “Rroftë Palestina!” dhe “Pushoni zjarrin tani!”.

Organizatorët deklarojnë se prisnin deri në 100.000 njerëz, raportoi Biznisinsider. Të tubuarit mbanin pankarta që shkruanin, ndër të tjera, “Palestinë e lirë” dhe i bënin thirrje SHBA-së të ndalonte ofrimin e ndihmës për Izraelin.

Mijëra protestues erdhën në qytet me autobusë dhe makina nga shtete të tjera, madje edhe nga Xhorxhia.

Uashingtoni është qyteti i fundit ku u organizua një tubim i madh pro-palestinez.

Qindra mijëra demonstrues protestuan javën e kaluar në Londër, Stamboll dhe qytete të tjera anembanë botës, dhe mitingje pro-palestineze u mbajtën gjithashtu në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Disa protesta të mëdha u zhvilluan fundjavën e kaluar pasi ushtria izraelite nisi një operacion tokësor në Gaza.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026