“Turqia i ka hequr vizën Netanjahu”, Erdogan: Do t’i çojmë në gjykatën ndërkombëtare
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka bërë të qartë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se ai ka ndërmend që ta çojë atë përballë Gjykatës Ndërkombëtare Penale, për gjithë veprimet e ndërmarra në Gaza në javët e fundit, ku kanë mbetur të vrarë mbi 9 mijë palestinezë, gjysma prej të cilëve gra e fëmijë.
Duke folur me gazetarët në bordin e avionit presidencial ndërsa kthehej nga një udhëtim në Kazakistan, Erdogan e përshkroi kryeministrin Netanyahu si ” dikush me të cilin nuk mund të flasim më”, duke shtuar: “Ne i kemi hequr vizën. Stafi diplomatik i Izraelit në Turqi u largua nga vendi muajin e kaluar pasi shpërthyen protestat në mbështetje të palestinezëve.
Kështu, Erdogan gjatë një fjalimi publik, kritikoi Netanyahun dhe është zotuar se do ta çojë kryeministrin izraelit përpara GJNP-së, që të japë llogari mbi gjithë këtë aksion që ka zhvilluar në Gaza.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta