Zelensky fton ish-presidentin Trump në Ukrainë

5 Nëntor 2023 | 17:40

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të ofrojnë më shumë ndihmë për luftim të Rusisë, dhe e ka ftuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump që të shkojë në Ukrainë për ta parë shkallën e konfliktit me sytë e tij.

Zelensky ka thënë se ushtarët amerikanë mund të përfshihen potencialisht në një konflikt më të madh evropian me Rusinë, nëse Uashingtoni nuk e rrit ndihmën.

“Nëse Rusia na vret të gjithë neve, ata do t’i sulmojnë vendet e NATO-s dhe ju do t’i dërgoni djemtë dhe vajzat tuaja për të luftuar”, është cituar të ketë thënë Zelensky në një intervistë për rrjetin NBC, që do të transmetohet të dielën.

Presidenti amerikan, Joe Biden, demokrat, i ka bërë thirrje Kongresit amerikan që ta miratojë një paketë ndihme në vlerë të 106 miliardë dollarëve, dhe një pjesë e këtyre mjeteve është planifikuar të ndahet për Ukrainën.

Dhoma e Përfaqësuesve, e udhëhequr nga republikanët, ka insistuar që do t’i çojë përpara paketat e veta të financimit.

Ky institucion e ka miratuar javën e kaluar një paketë ndihme në vlerë të 14.3 miliardë dollarëve për Izraelin, mirëpo nuk e ka rritur ndihmën për Ukrainën.

Përgjatë intervistës, Zelensky e ka ftuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump, republikan, që ta vizitojë Ukrainën dhe ta shohë shkatërrimin që ka lënë mbrapa lufta e nisur nga Rusia, në shkurt të vitit 2022.

Trump, i cili synon ta fitojë edhe një mandat presidencial më 2024, dhe është kandidat kyç për ta fituar nominimin e partisë së tij, ka qenë kritik i ashpër i ndihmës amerikane për Kievin, dhe ka thënë se do t’i japë fund luftës brenda 24 orëve, nëse zgjidhet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026