Koreja e Jugut synon ta lëshojë satelitin e parë spiun në fund të këtij muaji
Koreja e Jugut tha të hënën se synon ta lëshojë satelitin e parë spiun të ndërtuar nga dora e vet në fund të këtij muaji, në mënyrë që ta vëzhgojë më mirë Korenë e Veriut, e cila po e rrit arsenalin e armëve bërthamore.
Vetëm pak ditë më parë, Koreja e Veriut dështoi në zotimin e saj për të tentuar për herë të tretë ta lëshojë satelitin gjurmues në tetor, me gjasë për shkak të telasheve teknike.
Jeon Ha Gyu, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut, tha të hënën se sateliti i parë spiun i ushtrisë së vendit do të lëshohet nga Baza e Forcave Ajrore të Kalifornisë, Vadenberg, më 30 nëntor.
Sateliti do të bartet nga raketa Falcon 9 e kompanisë SpaceX. Në kontratën e saj me SpaceX, Koreja e Jugut planifikon t’i lëshojë edhe katër satelitë spiunë deri në vitin 2025, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut.
Koreja e Jugut nuk ka satelitë të vet spiunë dhe varet nga satelitet spiunë të Shteteve të Bashkuara për t’i vëzhguar lëvizjet e Koresë së Veriut.
Agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut tha para ligjvënësve se Koreja e Veriut me gjasë po merr mbështetje teknologjike nga Rusia për programin e vet të lëshimit të sateliteve spiunë.
Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës tha se Koreja e Veriut është në fazën finale të përgatitjeve për lëshimin e tretë, i cili mund të jetë i suksesshëm, sipas tij.
Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera të huaja besojnë se Koreja e Veriut po kërkon armë të sofistikuara teknologjike nga Rusia për t’i modernizuar programet e veta të armatimit, në këmbim të furnizimit të Rusisë me municion, raketa dhe pajisje të tjera ushtarake për luftën e saj në Ukrainë.
Rusia dhe Koreja e Veriut i kanë hedhur këto pretendime.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet