Fituesja iraniane e çmimit Nobel për Paqe futet në grevë urie
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen nga Irani, Narges Mohammadi, nisi sot një grevë urie, sepse ajo, së bashku me të burgosurit e tjerë, nuk u lejuan të marrin kujdes mjekësor. Përveç kësaj, Mohammadi është gjithashtu në grevë në shenjë proteste kundër mbajtjes së detyrueshme të shamisë ose hixhabit për gratë në atë vend.
Organizata, e cila drejton fushatën “Free Narges Mohammadi”, tha se dërgoi një mesazh nga burgu Evin dhe “informoi familjen e saj se ajo filloi një grevë urie disa orë më parë”, raportoi AP. Ajo tha se Mohammadi, 51 vjeçe, dhe avokati i saj kishin kërkuar transferimin e saj në një spital të specializuar të zemrës dhe mushkërive për javë të tëra.
Nuk u tha se nga çfarë vuante Mohammadi, edhe pse besohet të jetë një sëmundje e zemrës. Mohammadi, 51 vjeç, vendosi të rrisë presionin ndaj teokracisë së Iranit për ta burgosur atë, një muaj pasi ajo fitoi çmimin Nobel për aktivizmin e saj të gjatë, pavarësisht nga sulmet e qeverisë ndaj saj prej vitesh.
“Narges protestoi kundër politikës së Republikës Islamike të ‘hixhabit të detyrueshëm’ për gratë iraniane”, si dhe neglizhimin e kujdesit mjekësor të të burgosurve të sëmurë, gjë që rezultoi në humbjen e shëndetit dhe jetëve të individëve”, thuhej në deklaratë. U shtua gjithashtu se Republika Islamike do të ishte “përgjegjëse për gjithçka që i ndodh Narges”.
Ndërkohë, u bë e ditur se një tjetër aktiviste e burgosur, avokatja Nasrin Sotouda, ka nevojë për ndihmë mjekësore.
Irani dhe Afganistani fqinj mbeten të vetmet vende që ligjërisht u kërkojnë grave të mbajnë shaminë e kokës ose hixhabin dhe të mbulojnë flokët. Megjithatë, që nga vdekja e Mahsa Amini, gjithnjë e më shumë gra po zgjedhin të mos e veshin atë, pavarësisht fushatës në rritje të autoriteteve kundër saj.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)