Ben Andoni: Vetëvendosja e ka të pamundur që të krijojë e vetme qeverinë

14 Shkurt 2021 | 18:38

Gazetari Ben Andoni u shpreh në Euronews Albania se KQZ-ja e Kosovës ka një rritje shumë profesionale në menaxhimin e zgjedhjeve.

Gazetari nënvizoi se edhe në zgjedhjet e fundit KQZ ka treguar se është një institucion i pjekur.  

Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, zoti Andoni theksoi se Lëvizja Vetëvendosje e ka të pamundur që të krijojë e vetme qeverinë, pasi duhet të marrë mbi 50% të votave.  

“Vota bazë e Vetëvendosjes është vota e të rinjve. Një pjesë të rinjve vijnë nga zonat rurale dhe mund të ketë një lloj transformimi në qytete por gjithësi duke dituar atë pjesën klanore besoj që edhe forca e partive tradicionale mund të jetë rritur”, u shpreh zoti Andoni.

Në orën 19:00 përfundoi edhe orari zyrtar i votimit në Kosovë.

Në të gjithë qendrat e votimit kanë mbërritur edhe numëruesit dhe nga ora në orë priten edhe rezultatet e para të zgjedhjeve.

Lexoni gjithashtu:

LIVE BLOG | Përfundon orari zyrtar i votimit në Kosovë, nis numërimi

Votimi i motivuar nga Lista Serbe?! Korrespondenti Musliu: Çfarë u vu re në Mitrovicën e Veriut

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026