Isa Mustafa: LDK-ja do e respektojë rezultatin e zgjedhjeve
Isa Mustafa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar për herë të parë për zgjedhjet e fundit elektorale.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mustafa është shprehur se LDK-ja do ta respektojë rezultatin e zgjedhjeve, sido që të jetë.
Ai thekson se në ditët në vijim do të bëjnë edhe një analizë të thellë të zgjedhjeve.
“Miq të nderuar, në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfarëdo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”, shkruan Mustafa, që mesa duket ka pranuar edhe humbjen.
Deri më tani në Kosovë janë numruar mbi 75% e votave, ku LVV kryeson me 48.07% të votave.
Në vend të dytë vjen PDK me 17.56%, e ndjekur nga LDK me 13.31%, e më pas AAK me 7.45%.
Lexoni gjithashtu:
PDK pranon humbjen, Enver Hoxhaj uron VV-në: Nuk do të jemi pjesë e qeverisë
Ali Ahmeti uron Vetëvendosjen dhe i cilëson zgjedhjet në Kosovë ”me frymë evropiane”
LIVE l Numërohen 75% e votave, LVV merr mbi 48%, e ndjek PDK me 17.5%
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta