Batutat e ish-presidentit Trump në seancë, gjyqtari: Nuk jemi në miting politik
Donald Trump u përplas vazhdimisht me gjyqtarin në seancën e mbajtur në Gjykatën e Manhatanit, ku dëshmoi në procesin civil që është hapur në dëm të tij për mashtrim financiar.
Gjatë 4 orëve seancë, ish-presidenti kundërshtoi pretendimet se kishte mashtruar bankat dhe shprehu zemërimin e tij ndaj çështjes.
Ai shkëmbeu replika me kreun e togave të zeza, Arthur Engoron, i cili u detyrua të reagonte. “Ju lutem, përgjigjjuni pyetjeve, mos mbani fjalime”, i tha gjyqtari ish-kreut të shtetit.
Pas një përgjigjeje të gjatë, gjykatësi iu drejtua një prej avokatëve të Trump, duke i thënë: “Mund ta kontrolloni klientin tuaj? Këtu nuk jemi në një tubim politik, por në një sallë gjyqi”, tha drejtuesi i seancës.
“Nëse nuk e bëni ju, atëherë do ta vë nën kontroll unë”, paralajmëroi ai.
Gjyqtari Engoron është ai që do të vendosë mbi rezultatin e procesit, si dhe për një gjobë multi-milionere, që mund t’i heqë ish-presidentit të drejtën të bëjë biznes në Nju Jork.
“Jam i sigurt se gjyqtari do të vendosë kundër meje, pasi ai kështu ka bërë gjithmonë”, tha Trump. Por gjyqtari Engoron u kundërpërgjigj:
“Mund të më sulmoni mua në çdo formë që të doni, por ju lutem përgjigjjuni pyetjes”, tha Engoron, i cili më vonë e quajti Trump një “rekord të thyer”.
Trupa gjykuese ka vendosur tashmë se “Organizata Trump” kreu mashtrime dhe ky gjyq do të caktojë masat ndëshkuese. Prokurorët po kërkojnë një gjobë prej 250 milionë dollarësh dhe një seri masah kufizuese të bizneseve.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta