Fitore historike e VV, fiton 48% të votave nga numërimi i 97.04% të tyre
Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë me 48 për qind ose 369.739 vota, kur janë numëruar 97.04 për qind të votave të përgjithshme.
Ky është rezultati më i thellë që një parti politike arrin të marrë në Kosovë.
Më herët kanë qenë Lidhja Demokratike e Kosovës që mbante stafetën e fitores më të thellë të zgjedhjeve që përkojnë me vitin 2001, ku LDK-ja mori 45.65 për qind të votave e ne zgjedhjet e vitit 2014, mori 45.42 për qind.
Në atë periudhë drejtohej nga presidenti historik Ibrahim Rugova. Ndërsa në këto zgjedhje LDK-ja mori rezultatin më të dobët. Në zgjedhjet e vitit të kaluar ky subjekt ka marrë 26.27 për qind të votave.
Mbeten ende për t’u numëruar votat e mbërritura me postë nga diaspora.
Nga zgjedhjet e 14 shkurtit:
Vendin e dytë e ka marrë Partia Demokratike e Kosovës- 17.35% ose 133.357 vota.
Vendin e tretë e ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës- 13.18% ose 101.364 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës– 7.42% ose mbi 57.000 vota.
Nisma Socialdemokrate– nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta