Charles III flet në parlament/ Objektivat e Qeverisë për vitin e ri legjislativ

7 Nëntor 2023 | 20:22

Mbreti Charles III prezantoi në Parlamentin Britanik planet e qeverisë për vitin e ri legjislativ. Kjo do të jetë hera e parë që Charles mban fjalimin si monark.

Qëllimi sipas tij është “ndërtimi i një të ardhmeje më të mirë” përmes dekarbonizimit, zbatimit të masave për të shmangur grevat si në sektorin e shëndetësisë, por edhe zgjidhjen e krizës së strehimit. Ndërkohë që sfidat ndërkombëtare që prekin jetën e britanikëve nuk janë harruar.

 “Ministrat e mi do të punojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të mbështetur Ukrainën, për të forcuar NATO-n dhe për të adresuar sfidat më urgjente të sigurisë. Kjo përfshin pasojat e akteve barbare të terrorizmit kundër popullit izraelit, lehtësimin e mbështetjes humanitare në Gaza dhe mbështetjen e kauzës së paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme”-tha ai.

Charles III tha se antisemitizmi duhet luftuar dhe se nazizmi nuk do të harrohet kurrë. Ai garantoi se qeveria britanike “do të vazhdojë të mbrojë sigurinë në mbarë botën”.

Ky do të jetë një vit vendimtar për konservatorët pasi në janar të vitit 2025 do të ketë zgjedhje të përgjithshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026