Rupi Kaur refuzon ftesën e Shtëpisë së Bardhë, shenjë proteste për ngjarjet në Gaza

7 Nëntor 2023 | 22:30

Poetja kanadeze me origjinë indiane, Rupi Kaur e njohur për librin e saj “Milk and honey”, ka refuzuar  ftesën nga Shtëpia e Bardhë për të marrë pjesë në një ngjarje Diwali, duke shprehur në këtë formë indinjatën e saj lidhur me administratën e  Biden për “ndëshkimin kolektiv të një popullsie civile të bllokuar”.

“Unë jam e befasuar që kjo administratë e sheh të pranueshme të festojë Diwali, kur mbështetja e tyre për mizoritë aktuale kundër palestinezëve përfaqëson saktësisht të kundërtën e asaj që kjo festë do të thotë për shumë prej nesh,” shkroi Kaur në një deklaratë të postuar në X.

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbështetur vazhdimisht Izraelin në bombardimet e pamëshirshme të Rripit të Gazës që kanë vrarë mbi 10,000 njerëz në më pak se një muaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026