Policia e Kapitolit arreston një person të armatosur në Parkun e Kongresit

8 Nëntor 2023 | 07:15

Një person i armatosur është arrestuar sot në një park pranë kompleksit të Kongresit amerikan në Uashington, njoftoi policia.

Burri ishte në një park përpara ndërtesave ku ndodhen zyrat e senatorit, përballë stacionit të trenit, tha Policia e Kapitolit në një deklaratë.

Policia deklaroi se ka kontrolluar si masë paraprake zonën ku është arrestuar i dyshuari, si dhe sendet e tij dhe se nuk besojnë se ka ende një kërcënim, raporton Zëri i Amerikës (VOA).

Udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, tha në një deklaratë se i dyshuari ishte i armatosur rëndë dhe se siguria e anëtarëve të Kongresit dhe stafit të tyre është parësore.

“Armët e luftës nuk kanë vend në rrugët tona”, tha Jeffries.

Mbajtja e armëve në vende publike është e ndaluar në Uashington dhe në kompleksin e Kongresit, sipas Zërit të Amerikës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026